Flash News

KRYESORE

Vuçiç: E kemi zgjidhjen për Kosovën, me guxim do t’ia prezantojmë edhe popullit

Vuçiç: E kemi zgjidhjen për Kosovën, me guxim do

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se Qeveria e Serbisë në mbledhjen e ardhshme do të diskutojë se cilat janë kushtet e nevojshme teknike për dialogun e brendshëm për Kosovën, dhe ka porositur se propozimi lidhur me këtë çështje do të jetë i guximshëm.

“Do të organizohen edhe grupet punuese, të cilat do të sigurojnë logjistikën. Do të kemi durim për të dëgjuar të gjithë dhe atëherë me guxim do të nisim me ndonjë propozim, të cilin do t’ia prezantojmë popullit tonë”, tha Vuçiç.

BE-ja është duke ndërmjetësuar bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe shumë në Evropë besojnë se Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se t’i bashkohet bllokut.

“Kemi konflikt të ngrirë për shumë vite. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vjetët e ardhshëm? Nuk mendoj. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme”, tha Vuçiq. 

“Me shqiptarët, mendoj se na duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vjetët e ardhshëm”, tha ai, duke shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa kompromise”.

Vuçiq po ashtu premtoi se do ta çojë Serbinë në BE dhe tha se fakti se Rusia e armatos ushtrinë serbe nuk e kërcënon këtë synim, shkruan gazetaexpress

“Ne e dimë se ku po shkojmë, çfarë do të thotë se jemi në rrugë drejt BE-së; ky është qëllim strategjik i vendit tonë. Në të njëjtën kohë, duam të ruajmë marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, Turqinë, Kinën, SHBA-në dhe të tjerë”, tha presidenti serb për AP-në

Të fundit