Flash News

KRYESORE

Vuçiç e thotë qartë: Nuk ndryshon formati i bisedimeve me Kosovën

Vuçiç e thotë qartë: Nuk ndryshon formati i bisedimeve

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur shkurt dhe tejet i bindur  se Serbia nuk pranon të ndryshojë formatin e bisedimeve me Kosovën, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Por, sipas Vuçiç, nëse do ketë ndonjë ndryshim, në dialogun mes palëve duhet të përfshihen të gjitha fuqitë botërore dhe jo vetëm një.

“Është gjithnjë mirë të kemi konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët, kinezët… Çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijeninë e aktorëve të rëndësishëm, por aktualisht Bashkimi Europian është drejtpërdrejtë i përfshirë në dialog,” u shpreh  ndër të tjera presidenti Vuçiç në një konferencë për shtyp.

Kjo deklaratë vjen pas lajmeve se ekziston mundësia që të tjerë “lojtarë” të bëhen pjesë e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Përfshirjen e mundshme të SHBA-së me kërkesë të Kosovës e ka konfirmuar edhe shefi i Stafit në Zyrën e Presidentit, Bekim Çollaku.

“Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket rolit ndërmjetësues apo lehtësues. Pra, vazhdon të mbetet BE-ja, ajo që e lehtëson këtë proces. Mirëpo, ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja, është shprehur  Çollaku. Zv/presidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini njoftoi më herët se do bëjë të mundur ndërmjetësimin e këtij dialogu.

Të fundit