Flash News

KRYESORE

Vuçiç fiton zgjedhjet, sa deputetë siguroi Lugina e Bashkuar në parlamentin serb

Vuçiç fiton zgjedhjet, sa deputetë siguroi Lugina e Bashkuar

Serbia është shteti i parë në Evropë që pas periudhës së izolimit 3-mujor ka zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare këtë të diel.

Sipas mediave serbe, partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç ka siguruar një fitore. Referuar rezultateve të para zyrtare, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiç ka fituar 62,5 % të votave, e ndjekur nga Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiç me 10,7 %.

Sipas përllogaritjeve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiç do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiç 30 deputetë.

Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, koalicioni shqiptar Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave, që do të thotë se siguron katër deputetë në parlamentin serb.

Të dielën në Serbi veç zgjedhjeve parlamentare, janë mbajtur edhe zgjedhjet për Kuvendin e Krahinës së Vojvodinës si dhe zgjedhje në një numër komunash.

Partia e vetme minoritare, partia ruse – Slobodan Nikoliç, nuk do të hyjë në parlament, pasi nuk fitoi vota të mjaftueshme për të kapërcyer pragun e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Serbi fillimisht u caktuan që të mbaheshin më 26 prill, por për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ato u anuluan dhe më pas u shtynë për 21 qershor.

Të fundit