Flash News

KRYESORE

Vuçiç flet për takimin e mini-Shengen në Tiranë: Rama tregoi guxim absolut

Vuçiç flet për takimin e mini-Shengen në Tiranë:

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama si të guximshëm, lidhur me takimin e fundit në Tiranë për mini-Shengenin Ballkanik.

Në një intervistë për televizionin serb O2, Vuçiç thotë se “shumëkujt në Evropë nuk i pëlqen të shohin se Ballkani merr fatin e vet në dorë".

“Me të gjitha mosmarrëveshjet tona për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, në këtë kuptim, ekonomikisht, Edi Rama ka treguar guxim absolut”, tha Vuçiç, duke iu referuar Mini Schengen.

“Gjëja më e rëndësishme për njerëzit është që ata të fitojnë lirinë e lëvizjes, që bizneset tona të fitojnë më shumë. Nëse do të zvogëlonim barrierat kufitare do të kursenim 2.5 miliardë në total, me Serbinë të paktën një miliard. Imagjinoni se çfarë mund të bëhet në Serbi me ato para. Ne do të tërheqim shumë më shumë investitorë sepse ata do të ndjehen shumë më mirë në një treg më të gjerë. Investitorët shikojnë ku ka më pak korrupsion. Ata do të vijnë kryesisht në Serbi. Ne kemi nevojë për punëtorë, a është më mirë për ne që të kemi një punëtor nga Kumanova apo të presim një Kanadez?, tha Vuçiç.

Kujtojmë se takimi i mini-Shengenit pa Kosovë ka ngjallur shumë reagime, kryesisht në Tiranë dhe Kosovë, sidomos pas deklaratave të forta të kryeministrit Rama në raport me liderët kosovarë, pasi refuzuan pjesëmarrjen.

Të fundit