Flash News

KRYESORE

Vuçiç: I lumtur, linja Prishtinë – Beograd shumë e rëndësishme

Vuçiç: I lumtur, linja Prishtinë – Beograd shumë e

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është mjaft i kënaqur që pas zhvillimit të një dialogu të gjatë u arrit që të zgjidhet kompromisi për linjën Prishtinë – Beograd, por ajo që ka rëndësi për të është se askush nuk mund të thotë se Serbia e ka njohur Kosovën.

Presidenti Vuçiç nga Davosi falënderoi të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si dhe këshilltarin për siguri kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brien për marrëveshjen.

“Jam mirënjohës për energjinë dhe përpjekjet e bëra nga Grenell dhe O Brian. Nuk do të jetë e lehtë për ne as për amerikanët t’i bëjmë të gjitha këto. Unë jam mirënjohës për interesin e treguar nga presidenti (Donald) Trump”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se është shumë e vështirë të arrihet te ndonjë marrëveshje për këtë çështje.

“Dua që qytetarët të dinë se sa e rëndësishme dhe e vështirë është”.

Sa i përket kritikave që në këtë linjë të drejtpërdrejtë nuk do të jetë ‘Air Serbia’, kreu i shtetit serb u shpreh se shqiptarët do ta donin këtë më shumë se kushdo tjetër, por që është e pamundur.

“’Air Serbia’ do të duhej të nënshkruajë të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Duhet të nënshkruajë një kontratë me aeroportin ‘Adem Jashari’, madje edhe Kosovën si shtet, të pranojmë që shtresa e ulët e ajrit nuk është nën kontrollin tonë. Prandaj, ne kërkuam dhe luftuam të përfshihej KFOR-i, të kemi një ndërmjetës, dikë që është i përcaktuar për atë hapësirë me Rezolutën e KB”.

Të fundit