Flash News

KRYESORE

Vuçiç kategorik: Nuk kemi asnjë ofertë për ndarjen e Kosovës

Vuçiç kategorik: Nuk kemi asnjë ofertë për ndarjen

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në mënyrë kategorike se nuk ka marrë asnjë ofertë për ndarjen e Kosovës.

‘Askush nuk po na ofron asgjë”-tha presidenti serb.

Deklarata e tij vjen pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimët e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.

Vuçiç tha se disa vende, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën, transmeton Radio Europa e Lirë.

“Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruaj. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, shtoi më tej.

Aleksandër Vuçiç përsëriti se ka për qëllim t’i bëjë bashkë partnerët në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon.

Të fundit