Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Kosova do e themelojë ushtrinë më 28 nëntor

Vuçiç: Kosova do e themelojë ushtrinë më 28

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ushtria e Kosovës mund të themelohet më 28 nëntor të këtij viti. Në një prononcim për ‘Sputnik’, Vuçiç thotë se kjo datë është zgjedhur nga autoritetet kosovare si ‘dhuratë për kombin shqiptar’, por theksoi se ky veprim do të shkatërrojë shpresat për arritjen e një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Administrata e Kosovës e ka bërë të qartë krijimin e ushtrisë, që do të themelohet më 28 nëntor, në ditën e flamurit shqiptar si një dhuratë për kombin shqiptar”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç e konsideroi të papërshtatshëm edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Të fundit