Flash News

KRYESORE

Vuçiç kundër të dërguarit të SHBA-së: Nuk poshtërojmë veten për Kosovën

Vuçiç kundër të dërguarit të SHBA-së: Nuk

Presidentit i Serbisë Alekasandar Vuçiç nuk është dakord me deklaratën e bërë nga i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer të bërë në Prishtinë.

Ai shprehu pakënaqësinë për faktin se Palmer vetëm po përmend detyrimet që ka Serbia ndaj Kosovës dhe asnjëherë ato të Kosovës ndaj Serbisë.

“Serbia është e gatshme që të negociojë dhe të arrijë zgjidhje mirëkuptuese për Kosovën, por kurrë nuk do të pajtohet me poshtërimin. Nëse gjithçka është ashtu siç tha Matthew Palmer në Kosovë, ku unë kam pritur që ai të kërkojë uljen e pritshmërive nga autoritetet e Prishtinës dhe që do t’ju thoshte se duhet kompromis e gjë që nuk ndodhi atëherë pyes veten se për çfarë duhet që të bisedojmë ne” u shpreh kreu i shtetit serb për gazetën “Novosti”.

Të fundit