Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Vuçiç largohu!” mijëra qytetarë protestojnë në qendër të Beogradit
Mijëra protestues serbë janë mbledhur në sheshin qendror të Beogradit në atë që organizatorët shpresojnë se do jetë shpërthimi më i madh i masave kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.
Demonstrata e 13 prillit u organizua nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, partive politike dhe aktivistëve, me protesta të ngjashme të planifikuara edhe për qytete të tjera serbe.
Në Beograd, turmat thërrisnin “Vucic, largohu!”.
“Zoti President, në mënyrë që Serbia të kthehet në kushtetueshmërinë e saj, duhet të bëni atë që qytetarët po kërkojnë”, tha Zoran Ivosheviç, një ish gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Ministria e Brendshme vlerësoi se rreth 7,300 njerëz kishin marrë pjesë në tubimin e Beogradit.
Që nga dhjetori, serbët kanë dalë në rrugë të Beogradit dhe gjetiu çdo javë për të protestuar ndaj asaj që ata e konsiderojnë si sundimi autokratik i Vuçiçit, kufizimet në rritje ndaj shtypit dhe probleme të tjera në vend.
Demonstratat filluan në dhjetor, pasi kreu i opozitës së majtë Borko Stefanoviç u rrah brutalisht nga sulmuesit e maskuar.
Vuçiç më vonë u tall me demonstratat, duke thënë se ai nuk do t’i plotësonte kërkesat “edhe nëse dalin pesë milionë prej jush”.