Flash News

KRYESORE

Vuçiç letër Trump për ditën e Pavarësisë: Të kujtojmë atë që na lidh më tepër

Vuçiç letër Trump për ditën e Pavarësisë:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për festën e pavarësisë, me anë të një letre.

 “Pranoni urimet e mia më të sinqerta në Ditën e Pavarësisë, festën kombëtare të ShBA-së. Urimet më të mira për përparimin e mëtejshëm të vendit tuaj dhe mirëqenies të të gjithë qytetarëve. Çdo katër korrik, qytetarët e ShBA-së festojnë vlerën universale, të shkruar në Deklaratën e Pavarësisë të miratuar 243 vjet më parë. Vlerat kryesore që përbëjnë kombin amerikan dhe fuqia që shfrytëzohet për të dhënë shpresë janë të rëndësishme për të gjithë që përpiqen për lirinë, barazinë dhe prosperitetin”, thuhet në letër.

Më tej Vuçiç shton se 'tani është mundësia që marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Amerikës të zhvillohen përmes dialogut dhe forcimit të bashkëpunimit ekonomik'.

“Shpresoj që dëshira për marrëdhënie më të forta dhe të pasura serbo-amerikane është e ndërsjellë dhe në të ardhmen ne të kujtojmë atë që na lidh më tepër.”

Të fundit