Flash News

KRYESORE

Vuçiç mbërrin në Kosovë, shoqërohet nga forcat policore

Vuçiç mbërrin në Kosovë, shoqërohet nga forcat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Kosovë dhe mediat vendase raportojnë se si ka hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak, në komunën veriore të Zubin Potokut.

Eskorta e Vuçiç thuhet se po shoqërohet nga forcat policore të Kosovës me koordinim e KFOR dhe EULEX.

Lajmin për ardhjen e tij e bëri të ditur vet presidenti në një deklartatë të ditës së djeshme, ku u shpreh se do të vizitonte Kosovën dhe se shpresonte që gjithçka të shkojë mirë.

“Unë nesër do të shkoj në Kosovë dhe do ta filloj vizitën në Ujman (Gazivodë) dhe në Qendrën Ekologjike në Ujman. Pres që gjithçka të kalojë mirë dhe pres që atje, në mënyrën më normale t’iu drejtohem njerëzve dhe t’u tregoj se sa është i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit, jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët në Kosovë”, tha Vuçiç.

Dje në mbrëmje ai pohoi se Lista Serbe nuk e pranon Limajn për kryesues të delegacionit negociator kosovar. Po ashtu ai ka përmendur edhe rastin e ndalimit të Marko Gjuriçit për të hyrë në Kosovë. Vuçiç tha se “shqiptarëve u duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime”.

Në qëndrimin e tij dy ditor, Vuçiç do të udhëtojë:

Në orën 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.

Në orën 15:40 në Leshak.

Në orën 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.

Në orën 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç.

Në orën 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiç, në orën 08:00 do të vizitojë Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.

Në orën 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në orën 09:15 do të vizitojë fshatin Banjë.

Në orën 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe në orën 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinjë.

Të fundit