Flash News

KRYESORE

Vuçiç mbërrin në Tiranë, kundërshton protestat e Vetëvendosjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë në orën 21:00 në kuadër të Samitit te Brdo-Brijunit, që mbahet në kryeqytet. Takim i parë që ka zhvilluar ai është me shefen e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini.

Për gazetën serbe Tanjug që është stacionuar në Tiranë, Vuçiç është shprehur se heqja e taksës nga Kosova nuk duhet konsideruar si një dhuratë për Serbinë.

Pyetur për protestat e organizuara nga Qendra e Lëvizjes Vëtëvendosje në Shqipëri, Vuçiç u shpreh shkurt se Albin Kurti “nuk mund të përcaktojë se ku jam e dëshirueshëm dhe ku nuk jam“.

Të fundit