Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Vuçiç ndërhyn për një takim Shqipëri-Itali”, reagon deputeti demokrat: Nuk kemi nevojë për ndërhyrjen e Serbisë
Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se do të bisedojë me kryeministrin Edi Rama për një vizitë Itali-Shqipëri-Serbi.
Nëpërmjetë një statusi në rrjetet sociale Shëhu shkruan se Shqipëria nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Serbisë për takim me Italinë.
Reagimi i Shehut:
KJO NDODH KUR NGA "TIRANA" DERGOHEN SINJALE TE GABUARA PER MAREDHENIET TONA NDERKOMBETARE E RAJONALE!
Lexoj se Presidenti Vucic mbas vizites ne Rome deklaron se, "do te bisedoje me Ramen per nje takim tresh Itali-Serbi- Shqiperi"?!
E gjithe kjo ka nje non sens te madh: Vucic eshte President i Serbise, dhe jo Kryeminister.- President i Shqiperise eshte Z.Meta, qe me shume te drejte ka planifikuar viziten zyrtare ne Itali me 11 shtator, ne krye te aktiviteteve te tij.
Se dyti Shqiperia nuk ka nevoje per "nderhyrjen" e Serbise per takime me Italine, qe eshte partneri i yne strategjik, porta jone e integrimit.
E njejta gje qendron edhe per maredheniet e Italise ndaj Shqiperise, qofte edhe ne kontekstin e Ballkanit Perendimor.
Shqiperia nuk ka pse te kondicionoje programet e maredheniet tona te shkelqyera me Italine, me Serbine; kjo do te ishte tragjike.
Prej kohesh kam kritikuar dukuri ne politiken tone te Jashteme e Rajonale, disa tendenca te gabuara ne lidhjet e saj preferenciale e personale, ne mbi vleresimin e disa faktoreve, largimin nga te tjere strategjike etj, me pasoja keto edhe ne cvendosjen e boshteve tona jetesore, per diku larg interesave tona, drejt Lindjes.
Se paku keto krijojne vetem peshtjellim, qe stimulon edhe te tilla deklarata, si kjo e Vucic.
POLITIKA E JONE E JASHTEME NUK BEHET ME AMATORIZEM DHE AS MBI IDENE SE FILLON SOT, AJO PER NE ZHVILLOHET MBI NJE PLATFORME 25 VJECARE, NDRYSHE NESER DO TE NDODHEMI PARA SITUATAVE DESHPERUESE.