Flash News

KRYESORE

Vuçiç ndërpret vizitën në Kazakistan pasi bëhet… baba për herë të tretë!

Vuçiç ndërpret vizitën në Kazakistan pasi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përfundoi para kohe një vizitë në Kazakistan dhe u kthye sot në mëngjes në Beograd për të parë fëmijën e tij të tretë, një djalë, i cili u lind dje në mbrëmje.

Me mbërritjen e tij në aeroportin ”Nikola Tesla”, Vuçiç u pa i qeshur dhe i emocionuar dhe nuk bëri asnjë deklaratë.

Ai shkoi menjëherë te bashkëshortja, Tamara dhe te i biri, i cili u lind 15 ditë para datës së parashikuar nga mjekët.

Bëhet fjalë për djalin e tretë, pas Danilos dhe vajzës Milica.

Ende nuk dihet emri që do t’i vënë atij.

Në Kazakistan, presidenti serb mori pjesë në përurimin e ”Expo 2017” për energjinë.

Të fundit