Flash News

KRYESORE

Vuçiç në deklaratë pas vrasjes së Ivanoviç: Është akt terrorist; Serbia kërkon të marrë pjesë në hetime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka konsideruar akt terrorist vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç në Mitrovicën e veriut. Duke folur në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Vuçiç u shpreh se autorët e kësaj ngjarje nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

Ai theksoi se Beogradi kërkon të marrë pjesë në hetimet që do të zhvillohen për zbulimin e autorëve.

“Nuk kam mundësinë që të flasë për informacionet që kemi deri në këto momente, por janë shumë detaje që lidhjen me organizatorët. Fatkeqësisht se nuk mund të hetojmë të vetëm, por duhet të presim reagimin e ELUEX dhe UMNIK. Pres që të bëjnë një hetim professional. Ne u kemi dërguar një letër këtyre organeve që të marrim pjesë në hetimet që do zhvillohen në territorin e Kosovës”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç e konsideroi këtë vrasje si sulm ndaj serbëve të Kosovës dhe të gjithë Serbisë.

Sa i përket dialogut në Bruksel, presidenti serb tha se është e pakuptimtë të zhvillohen bisedime kur sipas pretendimit të tij, serbët marrin çdo ditë kërcënime në Kosovë.

Vrasjen e ish-deputetit të Kosovës e ka dënuar qeveria e Ramush Haradinajt, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe Përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini.

Mogherini telefonon Thaçin dhe Vuçiçin: BE dënon vrasjen e Ivanoviç; ruani qetësinë

“Serbët po frikësohen nga serbët dhe jo nga shqiptarët”, Oliver Ivanoviç akuza Beogradit pak muaj më parë. Thaçi: Të zbardhet vrasja

Të fundit