Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Vuçiç paralajmëron blerjen e armëve të tjera nga Rusia: Serbia s’i bashkohet NATO-s!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ritheksuar për të disatën herë se Serbia e dëshiron rrugën evropiane, por nuk ka ndërmend të bashkohet me NATO-n.
Ai në një intervistë për Tas, ka thënë se Serbia e ka në plan të blejë të paktën gjashtë helikopterë ushtarakë rusë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
“Serbia është në rrugën evropiane, por dallimi mes Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është se Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO-n. Ne kemi zgjedhur rrugën e neutralitetit ushtarak, dhe unë këtë u kam thënë kohën e fundit liderëve të vendeve anëtare të NATO-s. Ne nuk e fshehin këtë”, ka thënë Vuçiç.
Ai theksoi se Serbia është shtet i pavarur dhe ushtarakisht do të mbetet neutral, por i fortë ushtarakisht që të jetë në gjendje të mbrojë vetën.
“Shpresoj që do të flas edhe për këtë dhe shumë tema të tjera me Vladimir Putin”, përfundoi Vuçiç.
Presidenti serb do të vizitojë Moskën në 18-20 dhjetor dhe do të takohet me presidentin rus Putin.
Pritet që dy liderët të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe ndërkombëtare.