Flash News

KRYESORE

Vuçiç presion shqiptarëve në Preshevë, u lëshon dy avionë luftarakë

Vuçiç presion shqiptarëve në Preshevë, u

Pas tensionit të qëllimshëm që krijoi në veriun e Mitrovicës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka provokuar sot shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Analisti Adri Nurellari ka publikuar një video të xhiruar në Preshevë, në jug të Serbisë, ku dy avionë luftarakë fluturojnë me shpejtësi në qytetin e banuar nga shqiptarët.

“From Vuçiç ëith love. Dy avionë luftarakë në fluturim të ulët kanosës sipër Preshevës. Ky demonstrim force mbi qytetin kryesor shqiptar në jug të shtetit serb duhet t’i kujtojë Tiranës zyrtare thënien e moçme tonën që thotë "ujku qimen e ndërron por zakonin s'e harron”, shkruan Nurellari.

Nuk është hera e parë që Beogradi përpiqet të shfryjë mbi shqiptarët e Preshevës tensionin që krijohet nga pamundësia për të vepruar brenda Kosovës. 

Të fundit