Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Pse nuk mund t’i bija me shqelm karriges përballë Trumpit

Vuçiç: Pse nuk mund t’i bija me shqelm karriges

Kosova dhe Serbia, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, por detaji që ngjalli më shumë reagime ka qenë qëndrimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç përballë presidentit Donald Trump.

Në një intervistë për “Avaz”, Vuçiç ka komentuar foton që ka qarkulluar në rrjet, duke thënë se ishte nder për të që të bisedonte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan.

“Kam treguar që propozimet që janë në interes të Serbisë dhe rajonit të merren parasysh. Nuk është në natyrën time, ta godas me shqelm karrigen dhe të them se po dal jashtë”, – ka deklaruar ai.

“Imagjinoni një president të vendeve tona të vogla në rajon, të kenë shansin të flasin në Zyrën Ovale, vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ata të ofrojnë një karrige dhe ti të thuash: “Jo më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige.

Tani do ta shqelmoj dhe do të dal jashtë sepse s’më intereson për Amerikën dhe për mua më me rëndësi është të zhdukem nga këtu sesa të ulem në këtë karrige”. Kjo nuk është në natyrën time”, – ka thënë Vuçiç.

Të fundit