Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Qeveria e Serbisë do të ofrojë 3-4 donatorët më të fuqishëm për Durrësin e Thumanën

Vuçiç: Qeveria e Serbisë do të ofrojë 3-4

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se të hënën qeveria e tij merr vendimin se donatorë të fuqishëm do të ofrojnë fonde financiare për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.

“Shpreh ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën gjatë tërmetit. Ne bëmë sa mundëm duke sjellë ekipet e shpëtim-kërkimit. Qeveria e Serbisë do të marrë të hënën një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënëse parash. Do të jetë një nga dy,tre ose katër donatorët e mëdhenj për Durrësin e Thumanën e zona të tjera të prekura nga tërmeti. Diskutimet që kemi zhvilluar ishin në funksion të marrëveshjeve konkrete.

Ajo që bëjmë sot është diçka që ne mund ta bëjmë bashkë dhe qytetarët tanë do e ndjenë, partnerët evropiane do e quajnë me vlerë. Ndaj shpreh vlerësimin për KE, që konfirmojnë që ne jemi të fokusuar drejt rrugës BE”, tha Vuçiç.

Të fundit