Flash News

KRYESORE

Vuçiç shkakton probleme në samitin e Shkupit; refuzon t’i japë dorën Thaçit, shenja acarimi edhe me presidenten kroate

Vuçiç shkakton probleme në samitin e Shkupit; refuzon

Në Samtin “Brdo-Brijunit” në Shkup, ku u mbajt takimi i gjashtë presidentëve jo gjithçka ka shkuar si duhet.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç u raportua se ka shkaktuar probleme, duke u nisur nga fakti se ka pasur një përplasje verbale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe një qëndrim të “ftohtë” me presidenten kroate Kolinda Kotaroviç.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Vuçiç ka folur para gazetarëve ku ka thënë se liderët e rajonit po e gënjejnë veten se po ndodhin gjëra të mira, mirëpo ato nuk po ndodhin.

Ai ka folur edhe për mosmarrëveshjet e Zagrebit dhe Beogradit, ku ka thënë se bota po qesh me ta.

“Ne u bëmë qesharak – para gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiç, raporton ‘RTK’.

Më tej ai ka adresuar kritika në lidhje me anëtarësimin në Bashkim Evropian, ku  ka thënë se të gjithë dalin me fjalime të bukura, por askush nuk ndihmon për anëtarësimin.

Sipas tij, nëse nuk do të ndërhynte kancelarja gjermane, Angela Merkel, kush e di se çfarë do të ndodhte me rajonin.

Vuçiç ka adresuar një mori kritikash edhe ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Po ashtu, Vuçiç ka thënë se nuk i ka shtrënguar duart me Thaçin pasi nuk i beson atij për asgjë.

Shqipëria pret samitin e ardhshëm të Brdo-Brijunit. Meta: BE dhe NATO të koordinohen në Ballkanin Perëndimor

Të fundit