Flash News

KRYESORE

Vuçiç takohet me Erdogan: Turqia është forca më e madhe në Ballkan

Vuçiç takohet me Erdogan: Turqia është forca më e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Turqia është forca më e madhe dhe shteti më i fuqishëm në Ballkan, duke shtuar se mendimi i saj është i rëndësishëm. Vuçiç dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdoğan mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë.Presidenti serb tha se në asnjë vend nuk është pritur si në Turqi, duke e falënderuar presidentin turk.

Ai falënderoi Turqinë për, siç tha, sigurinë dhe paqen që ka ofruar në Ballkan.

I pyetur se sa do të kontribuojë bashkëpunimi Turqi-Serbi në paqen në Ballkan, Vuçiç u shpreh: "Turqia është forca dhe më e madhe dhe shteti më i fuqishëm në Ballkan. Është e rëndësishme se çfarë mendon Turqia".

Ai deklaroi se vendi i tij i jep rëndësi asaj që mendon Turqia, Rusia, SHBA, Kina dhe Bashkimi Evropian.

"Turqia është në Ballkan dhe kjo është shumë e rëndësishme. Rrjedhimisht, marrëdhëniet tona me Turqinë janë shumë të rëndësishme për garantimin e partneritetit, paqes dhe sigurisë", tha presidenti serb.

Të fundit