Flash News

KRYESORE

Vuçiç takon sot Angela Merkel, dy çështjet e rëndësishme që do të diskutojnë  

Vuçiç takon sot Angela Merkel, dy çështjet e

Ditën e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasi zhvillon një takim zyrtar me kancelaren, Angela Merkel.

Sipas të dhënave nga zyra e shtypit të Merkel, takimi mes tyre do të mbahet në një drekë pune, ku do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale në rajon dhe çështjet ekonomike.

Takimi i fundit ndërmjet zonjës Merkel dhe zotit Vuçiç është mbajtur më 27 shkurt në Berlin dhe një nga temat e diskutimit atëbotë ishte marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë nga ana e tij ka paralajmëruar se deri më 20 prill, do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarët ndërkombëtarë, në lidhje me Kosovën.

 

Të fundit