Flash News

KRYESORE

Vuçiç do të takohet me Putin: Takimi shumë i rëndësishëm për Serbinë

Vuçiç do të takohet me Putin: Takimi shumë i

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pas dy ditësh në Moskë do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se shpreson se do të ketë lajme të mira për Serbinë pas këtij takimi.

Vuçiç, i cili nesër niset për në Rusi, parashikohet se do të vizitojë një kapacitet shkencor-teknologjik, e pastaj do t’i e dorëzojë mirënjohjen të cilën ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, i ka dhënë pas vdekjes ambasadorit të dikurshëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, raporton agjencia Beta.

“Më 19 dhjetor kam një takim të madh dhe të rëndësishëm me Putinin dhe shpresoj se do të ketë lajme të mira për Serbinë”, u tha sot Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në një rajon të Serbisë.

Të fundit