Flash News

KRYESORE

Vuçiç: Vazhdon dialogu, të dielën takohem me Thaçin

Vuçiç: Vazhdon dialogu, të dielën takohem me

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ditën e sotme ka konfirmuar se ka marrë ftesë për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe se të dielën do të takohet me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçin.

“Kam pranuar një telefonatë zyrtare dhe delegacioni serb do të shkojë patjetër atje. Nga e premtja do të jemi prezent në Bruksel dhe të dielën do të takohem me Hashim Thaçin”, iu tha ai gazetarëve, shkruan Klan Kosova.

"Në ditët e ardhshme do të kemi kontakte me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe spektrin politik vendor në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur", është shprehur Vuçiç.

Të fundit