Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Pas marrëdhënies së tensionuar mes Maqedonisë dhe Serbisë, ku kjo e fundit tërhoqi trupin diplomatik nga Shkupi, kundrjet akuzave për përgjime ndaj tyre. Së fundmi dy vendet kanë rënë dakort që të dialogojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Presidenti serb Vucic ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë, Zaev pas tërheqjes që Beogradi i bëri personelit të ambasadës nga Shkupi.
“Pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme politike në raport me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore të popullit maqedonas dhe serb, si dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë. Maqedonia dhe Serbia do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mirë do ti mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre”, thuhet në komunikatën e përbashkët.