Flash News

OP-ED

Vuçiçi, serbët dhe shqiptarët

Vuçiçi, serbët dhe shqiptarët

Snjezhana Çongradin/ Danas

Për shkak të politikës së Aleksandër Vuçiçit- mësuesit të tij Vojisllav Sheshelit, ose Sllobodan Millosheviçit, i cili për ta ishte mace e butë në realizimin e ideve kriminale mbi shqiptarët e Kosovës, dhe nga i cili kërkonin që të vriste më shumë dhe në mënyrë më brutale, Kosova është sot shtet i pavarur, në një mënyrë që konfrontohet me Serbinë dhe për të cilën qytetarët e të dy shteteve vuajnë në kuptimin ekzistencial.

Kuptohet, sepse në Serbi janë në pushtet pikërisht mbetjet e gjakatarëve më të mëdhenj ballkanikë të viteve nëntëdhjetë- Milosheviçit dhe Sheshelit, dhe këta janë Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Daçic. Shumica e qytetarëve të Serbisë, punonjësve publikë, të atyre që puna ua kërkon zbulimin e së vërtetës dhe eleminimin e gabimeve të viteve nëntëdhjetë, të imponuara nëpërmjet një propagande brutale mediatike, sido që të jetë, edhe nëse janë kundër pushtetit aktual, gjithsesi, pamja që emeton ky pushtet mbi shqiptarët e Kosovës, është më e dashura për ta. Ky raport racist, se bëhet fjalë për një popull, për fqinjët tanë, të cilin i ashtuquqajturi babai i kombit dhe ideologu i Serbisë së madhe Dobrica Çosiç, i ka quajtur „qenie të ulëta“ gjenetikisht, është më së shumti raporti më i pranueshëm dhe më masiv ndaj shqiptarëve kosovarë.

Të ashtuquajturat përpjekje të Aleksandër Vuçiçit që të zgjidhë çështjen e Kosovës në mënyrën e vetme të mundshme dhe karakteristike për atë si politikan, dhe kjo është që t’i poshtërojë, t’i quajë kriminelë, megjithëse ai vetë bën pjesë në radhët e atyre që kanë ideuar kuptimin e politikës si krim lufte në këto territore, janë të çuditshme dhe vetëm mund të shpien në konfrontime të mëtejshme.

Fjalimi i tij i djeshëm, si edhe shumë fjalime të tjera para tij, në të cilët, asgjëson plotësisht interesat e popullit të tij, jo vetëm të atij që jeton në Kosovë, por edhe në Serbi, duke e mbajtur në kanxhat e politikës së keqe dhe urrejtjenxitëse, gjithsesi nuk ka për t’u dënuar nga kritikët e këtushëm, megjithëse janë tërësisht kritikë ndaj politikës së tij. Kriticizmi i tyre është madje i tipit të kundërt, i tipit se është „tejet i mirë ndaj shqiptarëve të Kosovës“ dhe se po „shet Kosovën“.

Aleksandër Vuçiçi deklaroi dje se qëllimi i lëvizjeve të Prishtinës është që të vendosë kontrollin në Veri të Kosovës dhe të dëbojë serbët nga i tërë territori i Kosovës e Metohisë. Vuçiçi tha se Prishtina përpiqet t’i detyrojë serbët që të blejnë mallra shqiptare dhe jo serbe, të ndalojë lirinë e fjalës dhe të arrestojë e dëbojë të gjithë ata që i kundërvihen politikës së saj. Shtrohet pyetja përse e bën Prishtina një gjë të tillë dhe cili është qëllimi përfundimtar i Prishtinës dhe i disave në Perëndim që i mbështetin këto masa dhe çfarë mund të bëjmë ne, tha Presidenti Vuçiç në konferencën e tij të jashtëzakonshme për shtyp.

Vlera e konferencave të tij për gazetarët në lidhje me këtë temë është manipulim i pastër. Nevoja për të qëndruar në pushtet dhe të ruajë të gjitha privilegjet financiare është e lidhur ngushtë me çështjen e Kosovës. Me një imagjinatë perverse se është e mundur që procesi i pavarësisë së këtij shteti, i inicuar dhe i themeluar pikërisht nga politika e tij dhe e trashëgimtarit të Sllobodan Milosheviçit-Ivica Daçiçit, të kthehet prapa, në disa pozicione në kohën kur ky nacionalizëm i kobshëm nuk kishte marrë ende vrull. Është e qartë se në Veri të Kosovës mbretërojnë hordhitë përdhunuese të Vuçiçit, që ndoshta shënojnë dhe „u presin gishtat“ edhe atyre banorëve të atjeshëm që mendojnëse mund të blihet bukë dhe kos nga shqiptarët. Pa asnjëfarë justifikimi për lëvizjet e palës serbe apo shqiptare, që i shpien njerëzit e cilësdo kombësi në kufitjë e ekzistencës për shkak të këtij përcaktimi, pritet sëpaku një qëndrim pak më i mëshirshëm i politikanëve të këtushëm ndaj kësaj bashkësie.

Dhe kjo pritet pikërisht për faktin se mbajnë përgjegjësinë më të madhe për pozitën e sotme të tyre. Sepse, kush është fajtor që është kryer spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, kush është fajtor për keqtrajtimin  dhjetëvjeçar dhe eleminimin e të drejtave bazë për jetë dhe punë të këtij populli para shpalljes së pavarësisë dhe bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s. Kjo sigurisht nuk justifikon sjelljen e dhunshme dhe poshtëruese të askujt, pra edhe të një sjellje të tillë që shqiptarët e Kosovës patën ndaj disave që i përkisnin kombësisë serbe. Por, hajde, sëpaku këtë të mos e diktojnë atë që i mbajtën çantat kriminelëve më të mëdhenj ballkanikë (aluzion për deklaratën e V. Sheshelit sipas së cilës A. Vuçiçi në kohën që ishte antar i partisë radikale-në vitet 90-të, i ka sjellë atij në zyrë pica. Shën. i përkth.) dhe atyre që janë përgjegjës direktë për vdekjen e dhjetra mijëra njerëzve duke vënë në jetë politikën e tyre të krimit. Politikë të cilën edhe vetë populli i tyre e ka vendosur në anën e errët të historisë. Kësisoj, hajde të arrijmë në atë pikë që opozita e tyre më e fortë të mos jenë politikanët që kanë një raport akoma më urryes dhe nacionalist ndaj pjestarëve të tjerë të popujve të ish Jugosllavisë. Nga pikëpamja e njerzillëkut elementar, për t’i dhënë fund fatit të errët të Serbisë dhe të përzgjedhjes nga ana e saj të elitave politike të sotme, si dhe në të ardhmen. Që të mos jetë si dhjetra vite më parë.

*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza.

 

Të fundit