Flash News

KRYESORE

Vunë në përdorim për herë të parë kaldajat në gjimnazin e Shupenzës, helmohen nxënësit

Sot, për herë të parë në gjimnazin e Shupenzës "Rifat Manjani", Bashkia Bulqizë, janë vënë në përdorim kaldajat pas rikonstruksionit të shkollës, mirëpo dhjetra nxënës janë helmuar.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin pranë gjimnazit dhe po marrin mjekimin e nevojshëm. Mësuesja E.M tregoi për Politiko.al se  nxënësit u sëmurën sapo u ndezën kaldajat.

“Kanë marrje mendësh, helmim… Jemi shumë të shqetësuar. Disa nxënës janë dërguar në spitalin e Bulqizës, një pjesë tjetër janë në Shupenzë”, u shpreh mësuesja.

Ndërsa policia e Dibrës bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës  10.40. Specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë. Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar. Për pasojë  tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës. Nxënësit janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore.

Disa nga nxënësit  e kësaj shkolle,  16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit