Flash News

KRYESORE

I vuri prangat ministrit serb, zbulohet identiteti i polices kosovare

I vuri prangat ministrit serb, zbulohet identiteti i polices kosovare

Në mediat online dhe në rrjetet sociale është shpërndarë një foto në të cilën shihet një pjestare e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, duke arrestuar zyrtarin e lartë serb, Marko Gjuriç.

Duke u interesuar për këtë anëtare të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, mediat kosovare shkruajnë se në fakt ky polic është një femër pjesëtare e kësaj njësie.

Fjala është për Marigona Beadinin, e cila është pjesëtarja e vetme femër e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe sportiste e dalluar.

Ajo ka qenë kampione e karatesë dhe e boksit dhe e ka përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare të boksit.

Të fundit