Flash News

KRYESORE

Walcott mahnitet nga talenti italian: Më i forti që kam njohur!

Walcott mahnitet nga talenti italian: Më i forti që kam njohur!

Theo Walcott i ka thurur elozhe Moise Kean, sulmuesi italian që ka patur shumë vështirësi për t'u përshtatur në Premier League.

Ish-ylli i Juventus ka arritur ta gjejë golin vetëm në javën e 24-t të kampionatit në ndeshjen e barazuar 2-2 kundër Newcastle. Një gol shumë i rëndësishëm për lojtarin në aspektin psikologjik.

Në një intervistë të dhënë për Goal, veterani i ekipit të Ancelotti-t ka thënë këto fjalë për sulmuesin e ri:

"Kean është 19 vjeç dhe ka ardhur në një vend të huaj, me një kulturë dhe stil loje të ndryshëm. Nuk është e lehtë. Ka bërë mirë në Itali dhe tani po përshtatet me jetën dhe futbollin anglez. Punon shumë".

"Bën gjëra të çmendura me topin në këmbë dhe është ndoshta lojtari më i fuqishëm që kam takuar. Isha i lumtur kur ka shënuar golin e tij të parë, i lexohej emocioni në fytyrë. Ka punuar shumë, ka uri".

Të fundit