Flash News

KRYESORE

Walker i përgjigjet Vuçiçit: Masakra u bë nga serbët, bota e di më mirë

Walker i përgjigjet Vuçiçit: Masakra u bë nga

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se masakra e Reçakut u falsifikua nga ish-ambasadori i misionit të OSBE-së William Walker. Ky i fundit u përgjigj se nuk është aspak i befasuar me këtë qëndrim të kreut të shtetit serb.

“Kjo nuk është hera e parë në 20 vitet e fundit që zyrtarë nga Beogradi më kanë quajtur me emra të ndryshëm dhe kanë bërë trillime rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Reçak. Ka dëshmi të shumta se kjo ka ndodhur. Unë kam qenë pjesë e varrimit të 40 e më shumë njerëzve të cilët ishin vrarë dhe masakruar atje.

Kemi bërë një hetim dhe hetime të tjera janë bërë gjithashtu për këtë masakër e të gjitha kanë ardhur në përfundimin e njëjtë, sikur ajo çfarë kam thënë unë. Më vjen keq që zotëri Vuçiç nuk pajtohet me këtë dhe që mendon ndryshe. Në 20 vjetët e fundit, vazhdimisht qeveria në Beograd ka tentuar të mohojë atë se çfarë kanë bërë forcat e tyre policore në fshatin e pambrojtur të Reçakut”, u shpreh Walker.

Gjithashtu, ai shpreh shqetësimin se përgjegjësit për këtë ngjarje të tmerrshme nuk janë dënuar ende.

“Masakra e Reçakut u bë nga forcat e sigurisë nga Beogradi dhe kushdo që ka qenë përgjegjës për atë masakër, duhet të dalë para drejtësisë. E di që kjo ende nuk ka ndodhur. Por, mendoj se bota e di më mirë”.

Të fundit