Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Walter Glos: Ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin e qershorit për negociatat me Shqipërinë
“Media e lirë, shoqëri e lirë - rreziku i heshtjes me ligj”, është konferenca e organizuar nga Partia Demokratike, me praninë e përfaqësuesve të medias, sa i takon dy projektligjeve të hartuara nga qeveria të cilat bien ndesh me lirinë e medias.
I pranishëm në këtë tryezë, Walter Glos, president i Fondacionit KAS për Shqipërinë, tha se projektligjet e propozuara nga qeveria paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias.
“E di se disa media dhe përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre dy projektligjeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdolloj forme, është një pikëpyetje e madhe. Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektligjet. Më duhet të kujtoj se është tentative e dytë e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacionin mbi median”, u shpreh Glos.
President i Fondacionit KAS për Shqipërinë theksoi se ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin që pritet të merret në qershor sa i takon hapjes së negociatave për në Bashkimin Europian.
“Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lirisë së shprehjes nuk mund të funksionojë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftësohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE. Dhe ndonjëherë më krijohet ideja se qeveria aktuale nuk e ka shumë vëmendjen tek rëndësia e kësaj pjese. Në Evropë është krijuar përshtypja se Shqipëria nuk i respekton rregullat dhe ligjet ndërkombëtare. Lista e shkeljeve në tenderat publike për shembull është shumë e gjatë. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatave. Por padyshim ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë proces”, përfundoi fjalën e tij Glos.