Flash News

KRYESORE

Wanda bën lëmsh Interin, tregon të ardhmen e Icardit

Wanda bën lëmsh Interin, tregon të ardhmen e Icardit

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit. Argjentinasi ka gjetur veten në Paris, pasi po shënon dhe është kthyer në liderin e ri të kampionëve të Francës.

Wanda Nara është ende e dyzuar për të ardhmen e Icardit. Ajo ka bërë me zemër tifozët e Interit dhe drejtuesit e PSG-së me deklaratën që ka dhënë së fundmi.

“Unë jetoj në Milano akoma. Të shohim se kush do të jetë më e mira për karrierën e Mauros. Nuk i dihet se ku mund të na çojë fati në fund të sezonit.

"Normalisht që u zhgënjyem për largimin nga Interi, sepse djali im është tifoz me Interin dhe ka qarë shumë herë për këtë gjë. Gjithsesi, jemi ende të Interit dhe Mauro ka një kontratë me zikaltrit”, përfundon Wanda.

Të fundit