Flash News

KRYESORE

Wanda Nara i druhet virusit me përmasa botërore, vë maskë gjatë udhëtimit

Wanda Nara i druhet virusit me përmasa botërore, vë maskë

Coronavirusi i ka bërë njerëzit në shtete të ndryshme të përdorin masat mbrojtëse. Deri tani ka patur rreth 200 të vdekur në Kinë nga ky virus dhe në botë është vendosur zyrtarisht një emergjencë shëndetësore.

Italia është vendi që ka regjistruar të prekurit e parë dhe kjo i ka trembur të gjithë atje. Duket se mjaft kujdesshme është shfaqur edhe bashkëshortja e ish-sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, bukuroshja Wanda Nara.

Edhe pse bashkëshorti i saj luan në Paris, argjentinasja punon në një emision sportiv në Itali. Ajo ka udhëtuar nga Roma për në Paris, ku do të ndiqte ndeshjen e radhës të PSG-së, dhe ka postuar një foto të saj në rrjetet sociale, ku njofton se po përdor maskë mbrojtëse ndaj virusit.

Të fundit