Flash News

KRYESORE

Wanda Nara thumbon Interin: Icardi i ka shënuar 8 gola Juves...

Wanda Nara thumbon Interin: Icardi i ka shënuar 8 gola Juves...

Partnerja dhe njëkohësisht menaxherja e sulmuesit Mauro Icardi, Wanda Nara, është shprehur se Interit i mungon argjentinasi dhe kjo, sipas saj, u duk qartë në ndeshjen e së dielës mbrëma ndaj Juventusit.

Icardi njihet për golat e shënuar ndaj kampionëve të Italisë, por verën e shkuar kaloi te PSG-ja, meqë gjërat tek Interi i shkuan si mos më keq prej telasheve të shkaktuara kryesisht nga Wanda.

“E kemi parë ndeshjen Inter-Juventus. Mendoj se në pjesën e parë Interi duhet të kishte bërë më shumë. Icardit nuk i mungoi fare loja e Interit, por Interit i mungoi Icardi. I ka munguar edhe në kampionat, edhe në Champions, sepse Mauro ka shënuar 8 gola në 11 ndeshje ndaj Juventusit, mos harroni", ka deklaruar ajo.

Të fundit