Flash News

KRYESORE

Wanda nuk ndalet së provokuari Interin, kësaj here në Instagram

Wanda Nara e di mirë si krijohen lajmet e bujshme. Bukuroshja argjentinase ose thotë ndonjë deklaratë të fortë në emisione televizive, ose bën një postim interesant në rrjetet sociale.

Guraja dhe menaxherja e sulmuesit të PSG, Mauro Icardi, duket se ende ka dëshirë të provokojë paksa Interin me faqen e saj të Instagramit. Së fundmi ajo ka postuar një foto të njërit nga djemtë, Valentino, i cili po luan në shtëpi me një fanellë të Dortmundit.

Rastësi? Vështirë, sepse verdhezinjtë do jenë rivalët e ardhshëm të Interit në Champions League. Icardi deri verën e shkuar ishte zikaltër, por tani luan i huazuar në Paris. Kaq i duhet gruas së tij për të "thumbuar" disi.

Të fundit