Flash News

KRYESORE

“Washington Post”/ Donald Trump: Kim Jong Un një i çmendur me armë bërthamore

“Washington Post”/ Donald Trump: Kim Jong Un një i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka cilësuar kreun koreanoverior Kim Jong Un si një të çmendur me armë bërthamore.

Mësohet se deklarata e presidetnit Trump është bërë gjatë një bisede telefonike  gjatë me homologun e tij filipinas, Rodrigo Duterte.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja amerikane “Washington Post” .

 “Ne nuk mund të lëmë një të çmendur me armë bërthamore kështu në liri, kishte deklaruar Trump në fund të bisedës që u zhvillua më 29 prill”, shkruan “Washington Post”.

Por vetëm 3 ditë më vonë pas kësaj bisede, Trump kishte deklauar për agjencinë “Bloomberg” se “do të ishte i nderuar të takonte, nëse kushtet do e mundësonin, kreun kroeanoverior”.

Ndërkohë programi i armatimit bërthamor i Kores së Veriut është objekt i sanksioneve ndërkombëtare.

Të fundit