Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
Në Tiranë këto ditë të nxehta, mbasi largohesh nga duna afrikane e sheshit, frymëmarrja bëhet punë e zorshme. Një ajër i rëndë, i trashë qe kundërmon pisllëk, të shoqëron ngado të mundohesh ta fshehësh shqisën e të nuhaturit. Sa më shumë u largohesh ”gurëve të trevave”, aq më shumë dendësohet ky ajër, pastaj sytë të shkojnë permbajtja e koshave që kullojnë këllirë të pa dezinfektuar e paklorifikuar nëpër rrugë.
Pazari i Ri-lindur xixon elektronikisht në duk’ e look… Po era qoftes, vajit e yndyrnave bashkë me kundërmimin tjetër të bëjnë të kërkosh me sy një rrugë-ikje. Pisllëku në ajër, në trotuar e udhë të pret edhe në Rrugën e Dibrës.
Kot të kërkosh një mjedis për tu ulur. Tani me hapjen e vetratave të lokaleve, duhma të mbërrin edhe në tasin e kafes apo në pjatë. Në çdo kënd apo bash rruge ku stacionohen kasonetat e plehnave, duhet të vraposh, po pate këllqe, përndryshe duhet një maskerinë hundësh mbasi qelbësira të çon në lot, teshtima, e dihama të tmerrshme.
Kështu akset e tjera kryesore, rruga e Durrësit, Kavajës, Elbasanit, pa folur per rrugët dytësore, kthinat a periferitë.
Para derës së shkollës B.Curri, mu përpara portës kryesore, deri në fund të dy, katër apo gjashtë zgjatimeve të rrugëve, që dalin nga kryqëzimi, ndotja është tronditëse, kur mendon se aty qindra nxënës vetëm me këpucë çojnë ne mjediset e shkollës apo shtëpisë baktere e qelbësirë epidemike. Njëlloj para kopshteve, institucioneve kryesisht jo të qendrës, plehrat e shpërndara rreth koshave nëpër trotuare me mizërinë e kafshëve endacake dhe mizave abituale, i ke kudo nën hundë.
Mbas tre apo tridhjetë hapëshit, do të gjesh një "qëndrim autobusi" që për hir të së vërtetës funksionojnë. Linjat janë të shënuara mbi ballinën e autobusit, mirëpo kur bën të informohesh se ku ndalon ky apo ai numër apo linjë, mundim i kotë. Në asnjë vendqëndrim nuk ka informacion. Nuk ekziston skema e udhëtimit, e ndalesave dhe as emërtimet e tyre, e kotë të pretendosh për oraret.
Nuk e di si bëjnë të huajt që nuk dinë shqip. Eshtë e sigurtë se investimi dhe shpenzimet që përballohen nga xhepi qytetar, (taksat dhe biletat), janë të konsiderueshme, siç jam i sigurtë se të vendosesh një informacion për oraret dhe lëvizjet e linjës, në çdo "qëndrim autobusi" është e gjitha një a dy fletë format a-4, e nuk kushton asisend në monedhë, po në inkompetencë e injorancë institucionale, kushton qimet e kokës.
Mbas zbritjes nga autobusi përmes “waterloo-së” se plehnave dhe qelbësirës frymëndalëse, rendja bëhet detyrim. Duhet me provu fatin me orarin e ujit, nëse “kuçedra” e kryeqytetit ka vendosur të shkelë butonin. Në këtë rast më me fat janë ata të kateve të para, sepse u vjen uji të parëve dhe u ikën të fundit. Provon të çlirohesh nga djersët dhe qelbësira dekorative e qytetit, po uji ka ikur. Kuçedra e bashkisë u pendua siç duket.Tani je i dënuar, ta mbash në trup, ose ta varësh në portmonto bashkë me rrobat kundërmimin kryeqytetas.
Banesa pa ujë, është në paralizë të plotë, ashtu si politika dhe jeta normale e kokë/qytetit. As enët nuk mund t'i lash, as makina larëse nuk punon, dyert e banjos duhen mbyllur hermetikisht, ashtu dhe dritaret, sepse hundët t'i sulmon edhe aty dekori “olfatik” i bashkisë. Ardhjen e ujit, do tentosh ta provosh mbasdite, po erdhi. Përndryshe, ose rri brenda me gjithë këllirë ose mbuloje me parfume dhe dil sigurisht duke vrapuar e shtypur frymëmarrjen.
Dhe është e çuditshme. Kjo Tiranë e tmerrshme, shkrin e bën fir milarda për grataçela, për çemento, kulla, superstadiume, për manifestime politike për përçarje qytetare, e për të blerë vota, po s’ka lek për ujë.
Sa për të hequr këllirën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38