Flash News

KRYESORE

Wenger drejt rikthimit në futboll, por jo në rolin e trajnerit

Wenger drejt rikthimit në futboll, por jo në rolin e trajnerit

Ish-trajneri i ekipit të Arsenalit, Arsene Wenger, është shumë afër rikthimit të tij në futboll, por këtë herë jo si trajner.

Kohët e fundit është përfolur shumë se ai mund të marrë nën drejtim ekipe të "Serie A" apo edhe "La Liga", por së fundmi mediat franceze kanë informuar se Wenger nuk do të jetë më në rolin e trajnerit.

Sipas “Le Parizien”, Wenger do të marrë vendin e Antero Henrikes, aktualisht drejtor sportiv i klubit të PSG-së.

Me një karrierë të pasur dhe të suksesshme si trajner, Venger njihet si një specialist për zbulimin e talenteve dhe është pikërisht kjo që i duhet klubit parisien, i cili deri tani ka operuar në merkato duke shpenzuar shuma marramendëse.

Të fundit