Flash News

KRYESORE

Wenger fjalë të mëdha për Klopp-in: Do ma thyejë rekordin e 2004-s

Wenger fjalë të mëdha për Klopp-in: Do ma thyejë

Liverpool është në sezonin më spektakolar në historinë e tij. Në 26 ndeshje të këtij sezoni në Premier League, djemtë e trajnerit Jurgen Klopp kanë arritur 25 fitore dhe 1 barazim.

Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenal-it, mendon se Liverpool do t'ia thyejë rekordin prej 49 ndeshjesh pa humbje, që vendosi me ish-skuadrën e tij në vitin 2004. Wenger beson se ekipi i kuq mund të shkruajë historinë këtë sezon.

"Jam i bindur që po. Ata lojtarë mund të thyejnë rekordin e Arsenalit tim. Po bëjnë jashtëzakonisht mirë. Rekordet janë bërë për t'u thyer. Mund t'ia dalin, padiskutim", ka deklaruar francezi.

Të fundit