Flash News

KRYESORE

Wenger: Në vitin 2006 kërkuam 3 lojtarë të Barcelonës

Wenger: Në vitin 2006 kërkuam 3 lojtarë të Barcelonës

Arsene Wenger ka rrëfyer se në vitin 2006 Arsenali i tij ka qenë pranë transferimit të 3 lojtarëve të Barcelonës. Bëhet fjalë për yjet Leo Messi, Gerard Pique dhe Cesc Fabregas. Vetëm njëri u bë pjesë e ekipit londinez, kurse mbrojtësi u transferua te Manchester United, para se të rikthehej në "Camp Nou".

"Ne u përpoqëm, por nuk ishim afër nënshkrimit të Leos. U përpoqëm realisht të firmosnim me të tre njëherësh, por Messi ishte bërë tashmë shumë i madh. Mos harroni vitin 2006, kur luajtëm finalen e e Champions-it kundër Barcelonës: Messi nuk mund të luante për shkak dëmtimi. Ajo që ka bërë ai është e jashtëzakonshme", - ka deklaruar Wenger, aktualisht pa punë.

Të fundit