Flash News

KRYESORE

Whatsapp bën ndryshimin e pritur nga përdoruesit, i përshtatshëm për kohë karantine

Whatsapp bën ndryshimin e pritur nga përdoruesit, i

Në një kohë të tillë kur puna është shndërruar online dhe takimet e punës apo edhe ato shoqërore e familjare po bëhen përmes aplikacioneve në Internet, Whatsapp ka bërë një ndryshim – risi që përshtatet shumë në këto kohë karantine.

Shumë shpejt do të keni mundësi që të bëni një telefonatë në një grup me 8 pjesëmarrës në aplikacionin WhatsApp.

Programi ka rritur kufirin e numrit të pjesëmarrësve në një thirrje në grup – qoftë kjo me video ose audio.

Kjo veçori nuk është ende e aksesueshme, por pas testimit, kompania do ta vendosë në funksion të iOS dhe Android.

Një nga kushtet e vetme që duhet të plotësoni është që të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë versionin e fundit të WhatsApp.

Të fundit