Flash News

KRYESORE

WhatsApp-i tarifon bizneset

WhatsApp-i tarifon bizneset

WhatsApp do të vendosë tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit, për të gjitha bizneset. Ky vendim vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së përdoruesve dhe të të ardhurave.

Mesazhet pritet të tarifohen nga 0.5 deri në 9 cent, në varësi të vendit të përdorimit, ndërsa përfaqësues të kompanisë thanë se kjo tarifë do të jetë thuajse e njëjtë me koston e një sms-je telefonike.

Aktualisht WhatsApp Business ka mbi 3 milionë përdorues aktivë, nga rreth 1.5 miliardë njerëz që përdorin aplikacionin në total, ndërsa kompania ka premtuar se bizneset e vogla do të vijojnë ta përdorin aplikacionin falas.

 

Të fundit