Flash News

KRYESORE

WhatsApp me tjetër risi, tashmë mund të shiheni në grup

WhatsApp me tjetër risi, tashmë mund të shiheni në grup

WhatsApp ka sjellë herë pas here të reja për përdoruesit e tij. Që prej muajit maj  WhatsApp njoftoi se do të vinte në funksionim thirrjet në grup audio dhe video gjatë këtij viti, dhe tashmë që prej ditës së sotme ky funksion është i përdorueshëm në iOS dhe Android.

Funksioni që bën thirrje grupi mbështet deri në katër vetë njëkohësisht, pavarësisht se ku ndodhen këta njerëz.

Kompania thotë se e reja është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni “online”.

Të fundit