Flash News

KRYESORE

WhatsApp po dominon edhe tregun e video thirrjeve

WhatsApp po dominon edhe tregun e video thirrjeve

Përdoruesit e WhatsApp shpenzojnë shumë kohë në video thirrje. Së bashku, 1.2 miliardë përdorues të aplikacioneve shpenzojnë më shumë se 340 milionë minuta në ditë duke bërë më shumë se 55 milionë video thirrje.

WhatsApp po e përditëson më në fund aplikacionin e saj në Android për të bërë video thirrje. Tani, funksioni do të shfaqet pranë menusë që bën thirrje me zë brenda bisedave në Android.

Ky ndryshim vjen saktësisht gjashtë muaj pasi aplikacioni lançoi karakteristikën e video thirrjeve për të gjithë përdoruesit e saj. Që funksioni ka arritur të grumbullojë kaq shumë përdorues në një periudhë kaq të shkurtër është tregues për dominimin e WhatsApp në hapësirën e 

WhatsApp është shumë popullor në vende si Brazili dhe India, ku jo gjithkush ka qasje në telefonat më të fundit ose në lidhje të qëndrueshme LTE.

Kur kompania njoftoi lançimin e video thirrjeve vitin e kaluar, WhatsApp theksoi se arsyeja që kishte marrë kaq shumë kohë për funksionimin e saj ishte për shkak se kompania donte t’i sillte video thirrjet për të gjithë përdoruesit, jo vetëm për ata “të cilët mund të përballojnë telefonat e rinj që janë të shtrenjtë ose që jetojnë në vendet me rrjetet më të mira celulare.”

Kompania mori një qasje të ngjashme me Snapchat Stories, i cili ndryshe nga Snapchat, është optimizuar edhe për vende si India. Javën e kaluar, Mark Zuckerberg tregoi se funksioni i statusit të WhatsApp ka 175 milionë përdorues aktivë të përditshëm./Bussines Magazine Albania

Të fundit