Flash News

KRYESORE

Whatsapp sjell një tjetër risi, fut shërbimin e pagesës dixhitale

Aplikacioni i Whatsapp ka lançuar një shërbim të ri, i cili si fillim është funksional vetëm në Brazil, asi aplikacioni i mesazheve përfiton nga popullariteti i tij në tregjet në zhvillim.

WhatsApp Pay lejon përdoruesit të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla. WhatsApp ka 120 milion përdorues në Brazil, duke e bërë tregun e dytë më të madh pas Indisë.

Në janar, kryeshefi ekzekutiv Mark Zuckerberg përshkroi planet për të ofruar shërbimin në Indi, Indonezi dhe Meksikë.

Në blogun e tij, WhatsApp theksoi se lançimi ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të pagesave dixhitale në të gjitha platformat e Facebook:

"Për shkak se pagesa në WhatsApp mundësohet nga Facebook Pay, në të ardhmen duam të bëjmë të mundur që njerëzit dhe bizneset të përdorin të njëjtën kartë informacioni në familjen e aplikacioneve të Facebook."

Të fundit