Flash News

KRYESORE

Wikileaks publikon 20 mijë e-maile të Makron gjatë fushatës

Wikileaks publikon 20 mijë e-maile të Makron gjatë fushatës

Uebsajti i Wikileaks publikoi ditën e hëne 20,000  e-mail-et e dërguara gjatë fushatës nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Publikimi i e-mail-eve të Macron vjen tre muaj pasi u tha se fushata e Macron ishte hakuar pak përpara zgjedhjes së tij.

Wikileaks, i njohur gjerësisht për publikimin e mijërave dokumenteve dhe regjistrave të agjencive Amerikane të inteligjencës, tha se e-mail-et datojnë që nga Marsi i 2009-tës deri më 24 Prill 2017.

Organizata tha se janë 21,075 e-mail-e të marra nga posta elektronike e Macron të verifikuara. Gjithashtu publikoi edhe 50,773 e-mail-e të tjera që pa verifikuara.

Në total janë 71,848 e-mail-e me 26,506 skedarë dhe 4,493 dërgues unikë. Njoftimi se Macron ishte hakuar u bë publik më 5 Maj, pak ditë përpara se të fitonte përballjen me Marine Le Pen, shkruan PC World.al.

Drejtuesit e fushatës së tij kanë fajësuar Rusinë për hakimin ndërsa hulumtuesit thonë se Fancy Bear fshihet edhe pak këtij sulmi. Rusia ka mohuar përfshirjen dhe shefi i agjencisë franceze për sigurinë kibernetike kishte hedhur poshtë pretendimet si rezultat i mungesës së provave.

Të fundit