Flash News

KRYESORE

Will Smith fshin flamurin e Kosovës nga postimi, e zëvendëson me atë të Shqipërisë

Aktori i njohur Will Smith, së fundi publikoi në rrjetet sociale dhe në Youtube këngën zyrtare të Botërorit në bashkëpunim me Era Istrefin dhe Nicky Jam, të titulluar “Live it Up”.

Smith kishte etiketuar në postim edhe Erën të cilës i kishte vënë flamurin e Kosovës.

Por ajo që ra në sy ishte fakti që Will pas disa orësh e hoqi flamurin e Kosovës duke e zëvendësuar me atë të Shqipërisë.

Ende nuk është e qartë përse aktori vendosi të këmbente flamurin, por kujtojmë që Erës i kanë dalë probleme me vizën, pasi Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Mamaja e këngëtares deklaroi pak ditë më parë se Era rrezikon të mos performojë në Rusi pasi nuk i ka rregulluar akoma gjërat me vizën.

Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus, por nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.

Të fundit