Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Wiwiblogs bën "review" këngët pjesëmarrëse në 'Fest 58', sheh garë të fortë mes Elvanës dhe Era Rusit
Faqja e "wiwiblogs" bën vazhdimisht përshkrime të këngëve nga e gjithë Evropa të cilat konkurrojnë në vendet e tyre për të përfaqësuar shtetin e tyre ne Eurovizion. William është njëri prej dyshes që zhvillojnë intervista të shumta dhe publikon lajmet më të fundit për muzikën evropiane.
Së fundmi William bashkë me Deban ishin në Tiranë për të parë nga afër "Kënga Magjike 2019". Tashmë që këngët konkurruese janë publikuar në faqen zyrtare të "RTSH" në Youtube", William ka dëgjuar të gjitha këngët dhe ka bërë një përshkrim për secilën.
Për William, gara këtë vit është shumë e fortë por ai ka ndaluar në të preferuarat e tij. Sipas William, gara është e fortë mes Elvana Gjatës dhe Era Rusit. Teksa për baladat ka veçuar Kanitën me "Ankth" dhe Arilena Arën me "Shaj". Gjithashtu, i impresionuar është shprehur edhe për këngën e Genës, këngë që sjell shumë motive dhe pjesë instrumentale shqiptare.
William, po ashtu ka vlerësuar e veçuar këngët e Bojken Lakos, Valon Shehu, Tiri Gjocin dhe Albërie Hadërgjonajn.
Por sigurisht është ndalur tek këngët ritmike, të cilat sipas tij, duhet të jenë më shumë të tilla në garë për të shkuar në Eurovizion:
"Shqipëri, kjo është ajo që duhet të bëni. Duhet të sillni këngë si Gena, Evana, Era dhe Arilena . Kjo është një garë e fortë."
E ndërsa për këngën pjesëmarrëse të Elvanës "Me tana" ai është shprehur shumë entuziast dhe shpreson të jetë në Eurovizion (minuta 51:33):
"Oooo shumë shpirtërore. Woow. Po na 'tërheq' brenda. O Zot, kjo nuk është vetëm një këngë Nuk kam nevojë të arrij Nirvanën, dua të arrij Elvanën. Ohhh ja ku është dhe biti. Silleni dhe zgjidheni në 2020-ën (në Eurovizion). Më sjell disa ndjesi të 'Fuegos' por me atmosferë shqiptare. Imagjinoni atë duke kërcyer në këtë pjesë instrumentale. Është shumë e qartë, ju ndjeni emocionin e një balade në një këngë kërcimi. Kjo këngë është plot zjarr dhe ajo është shumë 'cool'
Ohh një tjetër instrumentale. Kemi një sens të vërtetë të vendit, kjo nuk është vetëm një gjeneratë pop, kjo këngë është pop nga një vend me histori shumë të pasur. Ti ndjen shekuj këngësh që të vijnë."
Ai thekson po ashtu se mbyllja e këngës së Elvanës me një pjesë instrumentale është shumë e veçantë, pasi shumë prej këngëtarëve mbylljen e bëjnë me nota të larta ose me ritëm.
"Fest 58" do të mbahet në datat 19, 20, 22 dhjetor.