Flash News

KRYESORE

Wolves mposht Cityn e Guardiolës, fitojnë Arsenali e Chelsea

Wolves mposht Cityn e Guardiolës, fitojnë Arsenali e Chelsea

Manchester City sot është tronditur krejtësisht nga Wolves duke humbur 2-0 në shtëpi. Skuadra e Pep Guardiolës ka qenë krejtësisht e pafat, duke humbur tri pikë dhe duke ulur shanset për mbrojtjen e titullit kampion.

Adama Traore shënoi dy gola në 10 minutat e fundit, duke shokuar "Qytetarët" me gjithë luksin e tyre. Tani City mbetet në kuotën e 16 pikëve në vendin e dytë. Liverpool ka 8 më shumë.

Në ndeshjet e tjera, Chelsea shkatërroi 4-1 Southamptonin me lojë të bukur dhe sulmuese. Abraham hapi serinë e golave, teksa më pas Mount dyfishoi për t'i dhënë siguri ekipit. Ings shënoi 6 minuta më vonë një gol që mbeti thjesht gol nderi për Southamptonin, sepse Chelsea mbylli gjithçka me gola të Kante dhe Batshuayi.

Edhe Arsenali fitoi sot, përkatësisht 1-0 ndaj Bournemouthit. “Topçinjtë” shënuan që në minutat e para të takimit me mbrojtësin David Luiz. Mbrojtësi i blerë nga Chelsea i dha tri pikë super të rëndësishme ekipit të Emery.

Të fundit