Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Berisha, vazhdon të jetë personazh që thirret në skenë. Dhe këtu fillon paradoksi: ai mbetet djali i Berishës, por i ati nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Berisha junior, si target, vazhdon, megjithatë, të jetë i preferuar, po aq sa kur i ati, një politikan i fortë, luftarak, kundërthënës dhe paradigmatik, e udhëhiqte Shqipërinë.
Pse kështu? Sepse, socialistët në pushtet, kanë dashur dhe duan ta përdorin Sali dhe Shkëlzen Berishën si scapegoat-s. Nuk jam duke e përdorur për vanitet fjalën e anglishtes por, sepse mendoj se e ilustron më mirë idenë që kam ndërmend të parashtroj. Në mend kam bash një pasazh apso parabolë biblike, atë të 'një qingji të lëshuar në shkretëtirë pasi kryeprifti hebre i kishte kaluar mbi të, simbolikisht, mëkatet e njerëzve" (Lev. 16).
Në këtë kuptim, Shkëlzeni dhe i ati duhet të marrin, simbolikisht, 'mëkatet e njerëzve' (lexo të demokratëve si kundërshtarë politikë) në shkretëtirën e politikës shqiptare. Të kuptohemi: unë nuk mendoj se, Berisha dhe as i biri, janë 'biblikë' në kuptimin e pastërtisë që evokon parabola e përdorur këtu. Askush në politikë nuk është i tillë, aq më pak atë shqiptare. Berisha senior ka mëkatet e tij. I riu, sikur asnjë tjetër të mos kishte, i mjafton vaniteti i shpallur në formën e postimeve në Facebook që i shpallin një populli, 50 përqind e të cilit është i varfër, jetën luksoze të vetes dhe grave të tij.
Aq më pak parabola biblike është përdorur këtu për të ilustruar Berishën senior dhe junior si 'purifikues të demokratëve'. Jo, ata përdoren si 'qingjat simbolikë të katarsisit' apo 'deshër kurbani' (në shqip) prej socialistëve dhe në favor të socialistëve. Me socialistë kupto: hierarakët e partisë dhe sejmenët e tyre.
Taulant Balla, deputet i PS, është përfaqësuesi tipik i një antiberishizmi që vazhdon edhe kur pushteti politik i Berishës është ndërprerë. Kurthi është i qartë: të mbajmë 'gogolin' e Berishës dhe të birit sa më gjatë në vëmendje të publikut, shpesh të paditur. Pandershmërisht, në këtë taktikë futen edhe tre njerëz, 'në punën e tyre', krejtësisht të papërzier, si vajza, dhëndrri e madje edhe e bija e tyre, e mbiquajtura 'supermbesa' (në fomë qesëndisëse nga shtypi i majtë). Se cili është ky kurth dhe pse është ngritur, duhet kërkuar te filozofia e shprehjes popullore shqiptare 'ma mbaj këtë kopil, sa ta thërras atë tjetrën kurvë".
'Kopili' në derën e qeverisjes së Ramës është i vëllai, Olsi. Flagranca e këtij dështimi të Edi Ramës për ta mbajtur 'familjen' jashtë zullumeve dhe përfoljes, është demonstruar në një rast të të fundit korruptiv, arrogant, nepotik, mujshar, të pabesë ndaj fondeve publike dhe demonstrativ në fuqinë e paanë të oligarkisë së vjetër komuniste të shndërruar në 'rilindje ekonomike'. Pikërisht në një koncesion për Mbikqyrjen e Lojrave të Fatit, i cili shënon një rast rekord të përfshirjes së disafishtë politiko-ekonomike të interesave oligarkike. Politiko.al, në një raportim të mëparshëm, i ka listuar katër konfliktet e interesit të demonstruara në këtë koncesion 30 vjeçar. Më flagranti ndër ta është përfshirja e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, në grupin e njerëzve që do të komandojnë këtë 'sipërmarrje hileqare'.
Linkun e shkrimit e gjeni këtu:
http://politiko.al/web/2017/03/13/skandali-koncesioni-mbikqyrjes-se-bixhozit-jepet-kompanive-te-bixhozit/
Xeni, që tashmë nuk është më emër apo person, por koncept parapolitik, mbahet kështu në qarkullim, diabolikisht për të mbuluar zullumet e "Familjes" së re, asaj Rama. Eshtë e tepërt që, katër vjet më vonë, vazhdojmë të dëgjojmë refrenin "Fajin e ka Saliu" dhe "Xeni, Xeni, Xeni...".
Kjo narkozë propagandistike mund t'i ketë zënë shumë, por jo të gjithë.
P.S. Politiko.al do të vazhdojë me investigimin e koncesionit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit ku është i përfshirë Olsi Rama.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38